Urime Dita e Kushtetutës!

Urime Dita e Kushtetutës!

Kuvendi i Republikës së Kosovës, 13 vite më parë ka miratuar Kushtetutën si aktin më të lartë juridik të shtetit tonë, të ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë. Kushtetuta është meritë e brezave të tërë për Liri dhe Pavarësi, që shërben si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm për vlerat tona të përbashkëta demokratike. Kushtetuta është garanci e të drejtave të qytetarëve pa dallim gjinie, feje apo etnie që duhet respektuar nga secili.
Prandaj, të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ ju uroj 9 prillin Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Prof. Dr. Fadil Millaku
Rektor i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë

Please follow and like us: