Universiteti “Haxhi Zeka” zgjeron bashkëpunimin me universitetet italiane

Universiteti “Haxhi Zeka” zgjeron bashkëpunimin me universitetet italiane

Universiteti “Haxhi Zeka” zgjeron bashkëpunimin me universitetet italiane

Rektori Prof.asoc. Dr.  Naser Mrasori dhe Kryetari Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Haxhi Gashi,  gjatë vizitës në Itali, përveçtakimeve me udhëheqës dhe përfaqësues të universiteteve partnere në projektin “Mbështetja strategjike në zhvillimin e strukturave të qëndrueshme në sigurimin e cilësisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shërbimeve për mbështetjen e studentëve në Universitetin “Haxhi Zeka”, takuan edhe Rektorin dhe bashkëpunëtorët e tij në Universitetin “G. D`Annuzio”, me ç` rast Rektori Mrasori dhe Rektori Carmine Di Ilio, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetit “G. D`Annuzio” në Itali. Ky memorandum garanton shkëmbim të stafit akademik dhe studnetëve, për të siguruar cilësi dhe shkëmbim të përvojave në fusha të ndryshme të cilat kanë këto dy universitete. Me këtë bashkëpunim të dy universitetet mund të aplikojnë edhe në projekte të përbashketa.