Universiteti “Haxhi Zeka” përfiton pajisje të reja nga projektet e TEMPUS-it

Universiteti “Haxhi Zeka” përfiton pajisje të reja nga projektet e TEMPUS-it

Universiteti “Haxhi Zeka” përfiton pajisje të reja nga projektet e TEMPUS-it

Në kuadër të tri projekteve të TEMPUS-it, Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë, ka përfituar 40 kompjuter, 12 laptop, 6 projektor, 5 serverë, një mbajtës server (rack), një printer për ID kartela dhe 10.000 kartela për student. Ku 25 prej kompjuterëve, 8 laptopëve dhe 6 projektorëve janë në kuadër të projektit CONSUS, po ashtu, 10 kompjuter dhe dy server janë nga projekti FAITH dhe pritet të përfitohen 5 kompjuter, 5 laptop, 3 projektor, 4 serverë, një mbajtës serveri (rack), 2 smart TV, një printer për ID kartela dhe 10.000 kartela për student në kuadër të projektit SD@UHZ.
Projekti ConSuS “Ndërlidhja e bashkëpunimit të Shkencë- Shoqërisë për Inovacione të Qëndrueshme” ka për qëllim të ndërtoj një rrjet regjional të shkencës (përfshirë arsimin e lart dhe hulumtimin)- shoqëria (përfshi praktikën) për inovacione të qëndrueshme në Shqipëri dhe Kosovë.
Si objektivat më të gjëra janë përforcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve të arsimit të lart, hulumtimit dhe praktikave si the promovimi i mësimnxënies, të përbashkët dhe çështjeve të inovacioneve të qëndrueshme dhe metodave nëpërmjet punëtorive, për të përkrahur ndërtimin e kapaciteteve, si dhe mendimin sistematik dhe holistik, ky projekt është në fazën e përfundimtare të tij.
Njëkohësisht, projekti FAITH “Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë”, objektivë e këtij projekti është, që korniza ligjore dhe praktikat në fuqizimin e institucioneve të Arsimit të Lartë të Kosovës, të rishikohet, aktualizohet dhe zhvillohet, në mënyrë që të arrihet autonomia financiare dhe llogaridhënia, si e tillë, të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane dhe modernizimin e sektorit të IT-së. Projekti, do të kontribuojë në arritjen e objektivave të Procesit të Bolonjës, Strategjisë së Kosovës për Arsim të Lartë 2005 – 2015, si dhe të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016, ky projekt përfundon në nëntor të këtij viti.
Ndërsa, projekti SD@UHZ, “Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme te sigurimit te cilësisë në Universitetit “Haxhi Zeka”, për qëllim ka mbështetjen strategjike te Universitetit Haxhi Zeka në fushat si ne vijim: sigurimin e cilësisë, bashkëpunimin ndërkombëtare dhe mbështetjen e shërbimeve të studentëve. Në këtë mënyrë qëllimi kryesor i projektit është qe te mbështes Universitetin Haxhi Zeka në arritjen e objektivave të procesit të Boloniës – Plani Strategjik i Arsimit të Lartë në Kosovë 2011-2016, Strategjia Evropë 2020, Korniza strategjike e Bashkëpunimit Evropian në edukimin dhe trajnimin (ET 2020) në fusha të caktuara, me qëllim që të ndihmohet në integrimin e Kosovës në fushën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Nga ky projekt është finalizuar “Strategjia e Cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë”, me ç ‘rast është i vetmi Universitet me strategji dhe të hartuar nga ekspertët e universiteteve ndërkombëtare, partnerë të këtij projekti, i cili përfundon në nëntor të këtij viti.