Universiteti “Haxhi Zeka” për herë të parë organizon Universitetin Veror

Universiteti “Haxhi Zeka” për herë të parë organizon Universitetin Veror

Universiteti “Haxhi Zeka” për herë të parë organizon Universitetin Veror

UHZ në bashkëpunim me përfaqësues të Universitetit Ahen dhe Munster nga Gjermania organizoi Universitetin Veror, me temën “Menaxhimi Strategjik, Ndërmarrësia dhe Menaxhimi i Inovacionit” nga data 21 Gusht deri me 26 Gusht.

Në këtë ngjarje akademike morën pjesë studentë nga Gjermania, Rumania, Greqia,Maqedonia, Shqipëria, si dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”.

 

Gjatë ditëve të Universitetit Veror, studentët zhvilluan aktivitete akademike, sociale dhe kulturore, sipas një programit të universiteteve ndërkombëtare. Universiteti Veror u kordinua nga profesori i UHZ-së, Prof.Dr.Ibrahim Krasniqi dhe profesorët nga Gjermania, Prof.Dr.Peter Schulte dhe Prof.dr. Gerd Wassenberg.
Ditën e dytë të punës, studentët e gjashtë vendeve pjesëmarrëse u vizituan nga Rektori i UHZ-së, Prof. asoc. Dr. Fadil Millaku me bashkëpunëtorë, Prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, Prof.asoc. Dr.Sabiha Shala.
Me këtë rast, Rektori zhvilloi edhe një takim me profesorët nga universiteti gjerman, ku diskutuan për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit me universitetet gjermane në të ardhmen.

Please follow and like us: