Universiteti “Haxhi Zeka” pajiset me laboratorë për punë praktike dhe hulumtime shkencore

Universiteti “Haxhi Zeka” pajiset me laboratorë për punë praktike dhe hulumtime shkencore

Universiteti “Haxhi Zeka” pajiset me laboratorë për punë praktike dhe hulumtime shkencore

Sot, Rektori Prof.asoc. Dr. Fadil Millaku së bashku me prorektorët, dekanin e Fakultetit të Agrobiznesit, Prof.ass.Dr. Nexhdet Shala, si dhe stafin akademik, administrativ dhe studentët përuruan laboratorët e këtij fakulteti. Rektori Millaku, studentëve i`u drejtua me fjalë rasti, duke potencuar se pajisjet e vendosura në laboratorë janë moderne, në mënyrë që studentët e këtij Universiteti, të fitojnë njohuri jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në atë praktik. Sipas Rektorit, studentët e Fakultetit të Agrobiznesit do të jenë konkurrent të fuqishëm, në tregun e punës jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Ndërsa, dekani Prof.ass.Dr. Nexhdet Shala, falënderoj menaxhmentin për përkrahjen e vazhdueshme dhe stafin e fakultetit për punën e tyre, studentëve u dëshirojë shumë suksese në jetën e tyre akademike.

Studentët e Fakultetit të Agrobiznesit të departamenteve: Agroekologji dhe Agromjedis, Teknologji Ushqimore, si dhe Teknologjia e Prodhimit Bimor, nga sot do të kenë mundësi që për çdo ushtrim të paraparë sipas syllabusëve, t`i ushtrojnë në mënyrë praktike në këto laboratorë, të cilat janë të pajisura me aparaturën më bashkëkohore në rajon.


Pajisjet laboratorike janë investim i Universitetit “ Haxhi Zeka” me kosto rreth 100.000 euro.​