Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë listohet për 596 vende më mirë në webometrics.info

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë listohet për 596 vende më mirë në webometrics.info

Universiteti “Haxhi Zeka” edhe këtë vit vazhdon të dëshmoj se është njëri ndër universitetet më serioze, ku në bazë të publikimit të të dhënave nga Webometrics (linku) gjatë periudhës gjashtë mujore (Janar-Qershor) 2018 ka shënuar ngritje për 596 vende më lartë në ranglistë.

 

Universiteti “Haxhi Zeka” ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e studentëve dhe mesimdhënësve Si rezultat i bashkëpunimit të stafit akademik, stafit administrativ dhe studentëve kjo arritje është bërë fare e lehtë.

 

“Webometrics Ranking of World Universities” (Renditja e Universiteteve Botërore Webometrike) është një iniciativë e Laboratorit Kibernetik, një grup hulumtues i cili i takon organizmit më të madh publik në Spanjë për hulumtime Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC).