Universiteti “Haxhi Zeka” fiton përvoja të reja në fushën e menaxhimit

Universiteti “Haxhi Zeka” fiton përvoja të reja në fushën e menaxhimit

Universiteti “Haxhi Zeka” fiton përvoja të reja në fushën e menaxhimit

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Fadil Millaku ishte për vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Ministrin e Arsimit, Prof. Dr. Arsim Bajrami dhe rektorët e Universiteteve publike të Kosovës.

Delegacioni  ishte pjesëmarrës në  “Samitin për Kosovën” i cili u mbajt në Universitetin “James Madison”, po ashtu vizituan edhe Universitetin “John Hopkins” me c`rast, përfaqësues të këtyre dy universiteteve amerikane, dhanë premtimin që për studentët nga Kosova, në nivelin e studimeve master dhe doktoratë, do të ketë lehtësime, e po ashtu edhe në shkëmbim të stafit akademik.

Në këtë samit sipas Rektorit Millkau, janë marrë përvoja në fushat menaxheriale siç është trajnimi i stafit në fushën e menaxhimit strategjik në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe hartimi i planit strategjik për indikatorët e matjes së performancës në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Përvojat e fituara pritet të zbatohen në vazhdimësi  gjatë punës në Universitetin “Haxhi Zeka”

Ndër të tjera, delegacioni vizitojë edhe Bankën botërore dhe Qendrën Kombëtare për Arsim të Lartë