UHZ priti në takim përfaqësuesit e ERASMUS+

UHZ priti në takim përfaqësuesit e ERASMUS+

Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, priti në takim përfaqësuesit e ERASMUS+, ku dy takime u mbajtën njëra pas tjetrës.

Qëllimi i takimit të parë ishte falënderimi që UHZ i bëri përfaqësuesve të ERASMUS+, për angazhimin, përkrahjen dhe gatishmërinë e dhënë. Me këtë rast Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ndau edhe mirënjohje.

Kurse qëllimi i takimit të dytë, ishte monitorimi i projektit BUGI nga ERASMUS+. Në këtë takim u diskutuan vështirësitë dhe problemet gjatë përgatitjes së këtij projekti. Po ashtu u diskutuan edhe përfitimet që universitetit do të mund t’i kishte nga ky projekt.

Please follow and like us: