UHZ pjesë e projektit ENEMLOS

UHZ pjesë e projektit ENEMLOS

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, po merr pjesë në takimin e parë të lansimit të projektit “Legal Clinics in Service of Vulnerable Groups: Enhancing the Employability of Law Students Through Practical Education” i financuar nga Erasmus+ (2019-2022).


Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të sigurojë përmirësimin e punësimit të studentëve të diplomuar në drejtësi përmes edukimit praktik dhe organizimit të klinikave juridike reale. Kontakti i drejtpërdrejtë me klientët në klinikat ligjore reale do t’u japë studentëve mundësinë që të praktikojnë ligjin gjatë studimeve të tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre ligjvënëse, jo vetëm përmes proceseve të simuluara dhe studimeve teorike.


Gjatë këtij takimi Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore, Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala, prezantoi përmbledhjen rreth kornizës ligjore të edukimit përmes klinikave juridike reale në Kosovë.