UHZ përfitues i projektit nga Agjencia për Efiçiencë/Ministria e Zhvillimit Ekonomik

UHZ përfitues i projektit nga Agjencia për Efiçiencë/Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik përkatësisht Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi.


UHZ vitin e kaluar kishte aplikuar në thirrjen për aplikim të projekteve për efiçiencë për institucione publike të Republikës së Kosovës, dhe pas dorëzimit të aplikacionit dhe projekteve që kishte hartuar ka arritur të përzgjedhet si njëri nga 30 institucionet publike të Republikës së Kosovës për renovimin e 5 ndërtesave.


Qëllimi i këtij memorandumi është të përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në lidhje me zbatimin e Projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energjisë së Ripërtëritshme në Kosovë.


Në kuadër të UHZ, përfitues të projektit për Efiçiencë të Energjisë, janë Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, në objektet e të cilave do të implementohet ky projekt.

Memorandumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.