UHZ mori pjesë në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës

UHZ mori pjesë në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës

Përfaqësuesit e Universitetit “ Haxhi Zeka” në Pejë morën pjesë në edicionin e nëntë të Panairit Virtual të Karrierës (PVK), i organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me projektin partner të GIZ-it, DIMAK Kosova. Edicioni i sivjetmë i PVK-së u mbajt së bashku me Panairin Nacional të Punës, të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe partnerë të tjerë.


Në hapjen e Panairit Nacional të Punës dhe Karrierës të pranishëm ishin rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, zëvendës-ambasadori në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, z. Jan Axel Voss, udhëheqësja e DIMAK Kosova, znj. Anja Tomic, znj. Nora Hasani – Llapashtica nga Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, përfaqësues të kompanive, studentë dhe të diplomuar.
Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës ofroi për punëkërkuesit afro 2500 mundësi për vende pune dhe rreth 1000 mundësi për punë praktike. Edicioni i sivjetmë u organizua nën moton “Eja, rrjetizohu me punëdhënësit”.