UHZ mori pjesë në Panairin e Punës në Pejë

Më 8 Prill 2019, në Pejë u organizua Panairi i Punës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Pejës dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Universiteti “Haxhi Zeka” në Panair kishte një hapësirë ku u dhanë informacione për të interesuarit rreth funksionimit të Universitetit, programet të cilat i posedon, si dhe çështje të tjera të cilat ishin në interes për vizitorët.

Në Panair, vizitorët patën mundësi që të informohen për mundësitë e punësimit, si dhe të aplikojnë në kompani të ndryshme, të cilat ofruanin vende për punësim dhe punë praktike. Po ashtu, patën mundësi që të informohen nga organizata dhe institucione të edukimit për trajnime e aftësime profesionale.