UHZ mbajti trajnime online

Për shkak të  rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, Zyra për Zhvillim të Karrierës ka vazhduar organizimet online. Më datë 29.04.2020 u mbajt trajnimi “Menaxhimi i Karrierës” dhe më datë 05.05.2020 u mbajt trajnimi me temën “Përgatitja e dokumenteve për aplikim për punë”. Të dy trajnimet janë ligjëruar nga Prof.Ass.Dr. Orhan M. Çeku.

Gjatë trajnimeve u ligjëruan këto tema:

  • Nocioni i “karrierës”,
  • Si planifikohet karriera dhe çfarë rëndësie ka ajo?
  • Zgjedhja e profesionit,
  • Konkursi publik dhe aplikimi për një vend pune,
  • Si të shkruajmë një CV?
  • Shkrimi i një letre motivuese,
  • Testi me shkrim dhe intervista e suksesshme
  • Testi me shkrim dhe intervista e suksesshme

Për këto trajnime kishte interesim të jashtëzakonshëm dhe studentët ishin shumë aktiv. Në mënyrë që për secilin pjesëmarrës të krijohet dosja ata kanë përgatitur CV-në,  letrën e motivimit, konkursin e punës dhe aplikacionin e punësimit. Për të gjithë pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikata.

Stafi i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, në vazhdimësi mban edhe sesione këshillimi individuale, prandaj rezervoni takimin përmes email qzhk@unhz.eu me subject: Rezervim për këshillim individual.

Please follow and like us: