UHZ mbajti Konferencën e II-të Ndërkombëtare në Drejtësi dhe Arte

UHZ mbajti Konferencën e II-të Ndërkombëtare në Drejtësi dhe Arte

Më shumë se 150 profesor dhe studiues shkencor pjesëmarrës në Konferencën e II-të Ndërkombëtare ne Drejtësi dhe Arte Më 6 nëntor 2020, u mbajt Konferenca e II-të Ndërkombëtare ne Drejtësi dhe Arte, e cila
u organizua nga Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.


Në këtë konferencë morën pjesë më shumë se 150 profesorë dhe studiues tjerë. Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Konferenca u organizua online përmes platformës elektronike google meet.


Punimet e konferencës u hapën me një fjalë përshëndetëse nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku, nga Dekani i Juridikut Prof. Ass. Dr. Petrit Nimani dhe Dekani i Fakultetit të Arteve Prof. Asoc. Hysen Nimani. Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala iu adresua pjesëmarrësve të kësaj Konference dhe në referimin e saj tregoi për përkushtimin e UHZ-së dhe Fakultetit Juridik në veçanti për zhvillimin e punës shkencore dhe praktike. Ajo shpjegoi projektin për Klinikat Juridike të cilin po e zbaton Fakulteti Juridik.
Konferenca ishte e ndarë në fushat e drejtësisë, arteve të bukura, ekonomisë dhe shkencave sociale.

Fusha e drejtësisë më tej ishte ndarë në sesionin e të drejtës kushtetuese – administrative, sesionin e të drejtës penale, sesionin e të drejtës civile dhe sesionin e të drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është i përkushtuar për rritjen e cilësisë dhe hulumtimeve
shkencore dhe të bëhet lider i Arsimit të Lartë në vend.

Please follow and like us: