UHZ fitues i projekteve milionëshe nga Erasmus+

UHZ fitues i projekteve milionëshe nga Erasmus+

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë si bashkëpunëtor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, është përfitues i projektit me titull “Quality development of international cooperation and project management / QUADIC” nga programi ERASMUS +.
Projekti QUADIC ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare.
Projekti do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.
Po ashtu, UHZ është përfitues edhe i projektit “Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo – ResearchCult”, një tjetër projekt i fituar si bashkëpunëtor i International Business College në Mitrovicë.
Projekti do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 851,930 Euro.