UHZ bëri dezinfektimin e objekteve

UHZ bëri dezinfektimin e objekteve

Në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjes së punonjësve dhe studentëve, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë bëri dezinfektimin e të gjitha objekteve të tij.
Nëpër objekte po ashtu janë shpërndarë dezinfektues, dorëza dhe maska, si masa mbrojtëse për punonjës, dhe studentë që mund të kërkojnë shërbime këto ditë.