U prezantua programi përgatitor për studime master në USA

U prezantua programi përgatitor për studime master në USA

Përfaqësues nga Universiteti Amerikan në Kosovë, AUK prezantuan sot mundësitë për përgatitjen e studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” për studime master në USA. Ky program bënë përgatitjen në testet ndërkombëtare të gjuhës angleze, përmes kurseve pa pagesë që i përkasin thirrjes së dytë për aplikim online dhe realizohen në disa qytete të Kosovës. Programi Transformational Leadership (TPL) Immersion Courses financohet nga USAID-i në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, dhe zbatohet nga AUK. Kursi është i dizajnuar në formën e transformimit të njohurive të studentëve në fusha të ndryshme në gjuhën angleze, matematikë, trajnim në formën e funksionimit të sistemit amerikan, hulumtime prezantime, diversitet kulturor dhe shoqëror dhe testi TOFEL, GRE dhe GMAT. Aplikimi ka filluar që nga 26 nëntori deri me 11 janar 2015, dhe mund të aplikoni përmes link-ut më poshtë:

www.aukonline.org/aupp

Please follow and like us: