U përurua objekti i ri i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

U përurua objekti i ri i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

U përurua objekti i ri i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Rektori Prof. Asoc.Dr. Naser Mrasori, në fjalimin e tij falënderoi të gjithë akterët të cilët kanë ndihmuar që nga themelimi zhvillimin e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe me këtë rast edhe rregullimin e infrastrukturës. Ai në veçanti falënderoi Ministrin dhe Ministrinë e Arsimit për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë për Universitetin “Haxhi Zeka”. Rektori falënderoi edhe FSK-në për dhënien në shfrytëzim ish-objektet e tyre të cilat pas renovimit, sot janë në shërbim të zhvillimit të UHZ-së.
Në vazhdim Kryetari i Këshillit Drejtues, Prof.Ass.Dr Haxhi Gashi, tha se menaxhmenti është duke krijuar kushte për mësim sa më cilësor, sipas tij infrastruktura është parakushti i zhvillimit të një universiteti. Menaxhmenti i UHZ-së ka bërë përpjekje maksimale që mjetet e ndara nga qeveria, edhe pse shuma modeste ato janë shfrytëzuar në mënyrë racionale, që së paku të ndihet vlera e tyre në investimet kapitale. Ai tha se menaxhmenti i UHZ-së pret zhvillime të reja, në fazën e planifikimit të kamupusit të ri dhe presin nga qeveria dhe donatorët për të ndihmuar në ndërtim e këtij kampusi, e po ashtu ai falënderoi të gjithë akterët institucional për përkushtimin e tyre në zhvillim të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof.Dr. Arsim Bajrami, në këtë përurim tha se Universiteti “Haxhi Zeka” është shembulli me i mirë që duhet të shërbej s i model për institucionet tjera. Minitri Bajrami tha se synim i MAShT është ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit dhe ftoi profesorët dhe studentët që të jenë pjesë e diskutimit gjatë rishikimit të projektligjit për Arsimin e Lartë dhe projektligjit për Profesionet e Rregulluara. Ministri Bajrami tha se shumë shpejt do të jenë edhe në UHZ, për të diskutuar dhe për të arritur një konsensus akademik, midis profesorëve, studentëve, shoqërisë civile, ekspertëve dhe partive politike një konsensus kombëtar për rolin që duhet ta kenë universitetet në një shoqëri demokratike. Ministri potencojë që përmes studimeve aplikative, siç është fakultetit i agrobiznesit, mund të krijojmë input për zhvillim ekonomik.
Ndër të tjera Ministri Bajrami tha që Universiteti “Haxhi Zeka” ka mbështetjen e tij dhe të stafit të tij, ministrisë dhe qeverisë për të rrit kapacitetet për të ndërtuar një kampus modern, për të shfrytëzuar edhe përparësitë që ka dhënë natyra e këtij ambienti, që të ndërtohet një universitet modern, ai potencoj se ndihet krenar që ishte dhe është pjesë e zhvillimit dhe rritjes së këtij institucioni.

Please follow and like us: