U mbajt sot takimi i grupit punues dhe monitoruesve të projektit TEMPUS-it për sigurimin e cilësisë

U mbajt sot takimi i grupit punues dhe monitoruesve të projektit TEMPUS-it për sigurimin e cilësisë

Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. asc. Dr. Linda Grapci Kotorri së bashku dekanët e të gjitha njësive akademike dhe zyrtarët e cilësisë u takuan me përfaqësuesit e projektit të TEMPUS-it dhe monitoruesit e projektit nga Wus Kosova.
Projekti ” Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të sigurimit të cilësisë në Universitetit “Haxhi Zeka”, me qëllim sigurimin e cilësisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe mbështetjen e shërbimeve të studentëve. Qëllimi kryesor i projektit është që të mbështes Universitetin “Haxhi Zeka” në arritjen e objektivave të procesit të Bolonjës – Plan Strategjik i Arsimit të Lartë në Kosovë 2011-2016 dhe Strategjia Evropë 2020.
Partneret e projektit janë :
• Universiteti i Edinburgh-ut (grant mbajtës), Skotlande;
• Universiteti i Alicante, Spanje;
• Universiteti Degli Studi “G. D’Annunzio” di Chieti-Pescara, Itali;
• Universiteti Haxhi Zeka, Kosovë
• WUS Kosova, Kosovë
• Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Kosovë;
• Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) , Kosove;
• Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtare në Arsimin e Lartë – Kosovë
Financimi i Projektit realizohet nga Komisioni Evropian përmes TEMPUS projektit
Më shumë informata rreth projektit klikoni në
http://sd-uhz-tempus.net/

Please follow and like us: