U mbajt provimi pranues në të gjitha njësitë akademike në UHZ

U mbajt provimi pranues në të gjitha njësitë akademike në UHZ

U mbajt provimi pranues në të gjitha njësitë akademike në UHZ

Në të gjitha fakultetet e Universitetit “Haxhi Zeka ”në Pejë, sot u mbajtën  provimet pranuese për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik  2016/2017.

Të drejtën për provim pranues e kishin 1122 aplikues online, ndërsa UHZ këtë vit do të pranojë 2482 studentë, prej tyre 2012 të rregullt në studimet themelore dhe 470 të tjerë me korrespodencë.

Rektori  i UHZ-së Prof.Asoc.Dr Fadil Millaku me bashkëpunëtorë  vizitojë të gjitha fakultetet, dhe studentëve të ardhshëm i` u dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese në jetën e tyre akademike. Monitorimi i provimit pranues u realizua nga profesorë dhe anëtarë të Parlamentit Studentor, si dhe studentë të këshillave të fakulteteve. Rezultatet do të publikohen sot, përveç në fakultetin e arteve që do të publikohen nesër, e martë 26.07.2016.

Universiteti “Haxhi Zeka” aktualisht ka rreth 10.000 studentë që numëron në studimet themelore dhe master.

 

Please follow and like us: