U finalizua strategjia e sigurimit të cilësisë në UHZ

U finalizua strategjia e sigurimit të cilësisë në UHZ

U finalizua strategjia e sigurimit të cilësisë në UHZ

 Sot, përfundojë punëtoria e tretë e projektit të TEMPUS-it “Mbështetja Strategjike për krijimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme për sigurimin e cilësisë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shërbimet për përkrahjen e studentëve në Universitetin “Haxhi Zeka”në Pejë.

 

Strategjia për sigurimin e cilësisë është një dokument I cili është hartuar pas punëtorive të realizuara në Edinburg dhe  në Pejë,  kjo strategji do t`I dorëzohet senatit për vlerësim, rekomandim dhe miratim, në mënyrë që semestrin e ardhshëm të hyjë në funksion. Krijimi I strategjisë së cilësisë në UHZ është një përvojë e re në vendin tonë dhe regjionin, e mbështetur në përvojat e universiteteve prestigjioze nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja etj. Në hartimin e kësaj strategjie kontribuan menaxhmenti, këshilli drejtues, dekanët, koordinatorët e cilësisë, MASHT-i, Agjensioni i Akreditimit dhe Wus Kosova.

Please follow and like us: