Trajnimi i stafit të UHZ-së

Trajnimi i stafit të UHZ-së

Trajnimi i stafit të UHZ-së

Ka përfunduar trajnimi tre ditor i stafit të Universitetit “Haxhi Zeka” i realizuar në kuadër të projektit të “Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme te sigurimit te cilësisë në Universitetit “Haxhi Zeka” (SD@UHZ)”, duke shkëmbyer përvojat e Universiteteve partnerë të projektit.

Qëllimi i gjerë i projektit është në mbështetjen strategjike të Universitetit “Haxhi Zeka” në fushat si në vijim: sigurimin e cilësisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe mbështetjen e shërbimeve të studenteve. Në ketë mënyre qëllimi kryesor i projektit është që të mbështesë UHZ-në në arritjen e objektivave të procesit të Boloniës – Plani Strategjik i Arsimit te Larte ne Kosove 2011-2016, Strategjia Evropë 2020 , Korniza strategjike e Bashkëpunimit Evropian ne edukimin dhe trajnimin (ET 2020) ne fusha te caktuara, me qellim që të ndihmohet ne integrimin e Kosovës ne fushën Evropiane te Arsimit te larte.

  

Trajnerët ishin: Prof.Dr. Tina Harrison, prorektorë dhe koordinatore e projektit nga Universiteti i Edinburgh-ut, Prof.Dr. Denize Galvin nga Universiteti i Alicant-es dhe Prof. Dr. Massimo Bianchi nga Universiteti i Bolonjës.

Link: http://unhz.eu/projektet/