Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore 2019

Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore 2019

Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore 2019
“Edukimi dhe punësimi në shekullin e 21- të”

24 – 27 korrik, Jalë, Shqipëri

Thirrje për pjesëmarrje në
Shkollën Verore 2019

“Edukimi dhe punësimi në shekullin e 21- të”
24 – 27 korrik, Jalë, Shqipëri

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë në Kosovë organizojnë Shkollën Verore 2019 me temë: “Edukimi dhe punësimi në
shekullin e 21- të”!
Ky aktivitet do të zhvillohet përgjatë datave 24 – 27 korrik 2019 në Jalë, Himarë, me
pjesëmarrjen e 120 të rinjve, nga të dy vendet organizatore.
Shkolla Verore 2019 do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh, nisur nga trajnimet me
tematika si: bashkëpunimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor; punësimi dhe sipërmarrja,
bazuar në aftësitë digjitale; njohuritë praktike për një jetesë të shëndetshme; edukimi joformal
i orientuar kah tregut të punës; komunikimi ndërkulturor/tradicional vs.online; deri tek
mbrojtja dhe kujdesi për mjedisin, lojërat sportive interaktive dhe aktivitetet me natyrë artistike
e kulturore.
Nëse jeni të interesuar të përjetoni një eksperiencë unike, mes të rinjsh dhe ekspertësh, për të
rritur kapacitetet, për t’u socializuar dhe argëtuar, jeni të ftuar të aplikoni në adresat
elektronike:
Personi kontaktues: mirushe.latifaj@rks-gov.net

Dërgoni një kopje të CV-së suaj dhe një letër motivimi.
Të gjithë aplikantët duhet të përmbushin këto kritere:

  • Të jenë 18 – 23 vjeç;
  • Të jenë studentë nga institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e
    Shqipërisë ose në Republikën e Kosovës;
  • Preferohen studentë nga degët e shkencave sociale, gazetari dhe komunikim, gjuhë –
    letërsi, gjuhë të huaja;
  • Të jenë aktivistë ose të interesuar në çështjet rinore;
  • Të kenë interes për temat që lidhen me edukimin dhe punësimin;
  • Të shfaqin aftësi për t’u socializuar, punuar në grup dhe përshtatur në kushtet e kampit.

Ky aktivitet bazohet në marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushat e
Arsimit e Rinisë, si dhe realizohet në përmbushje të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë
2015-2020 në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë si: Fondi i Kombeve të
Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),
Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), World Vision Albania and Kosovo dhe
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).
Të gjitha shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe materialet e punës do të mbulohen nga
organizatorët.
Aplikimet janë të hapura deri më 21 korrik 2019.
Kujdes: Vetëm fituesit do të njoftohen brenda datës 22 korrik 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.