Thirrje për aplikim për studentët e Fakultetit Juridik

Thirrje për aplikim për studentët e Fakultetit Juridik

Punëtori simuluese të Ndërmjetësimit si Procedurë Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve – Semestri veror 2021

Thirrja për aplikim

Punëtori simuluese të Ndërmjetësimit si Procedurë Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve – Semestri veror 2021

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e simulimit të rasteve të Ndërmjetësimit.

 Rreth simulimeve të rasteve civile të Ndërmjetësimit

Simulimi i rasteve të Ndërmjetësimit u jep studentëve mundësi që të punojnë bashkë me profesorët e Fakultetit Juridik dhe ndërmjetësuesit e licencuar, në përgatitjen e rasteve civile, potencialisht të përshtatshme për tu ndërmjetësuar bazuar në Ligjin për Ndërmjetësim.
Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi që njohuritë e tyre teorike për ndërmjetësimin t’i zbatojnë në praktikë duke u bërë pjesë e rasteve të simuluara në role të ndryshme.
Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi fillimisht të ndjekin pjesën teorike dhe nga këtu të përgatisin raste të simuluara ku do të prezantohen para studentëve të tjerë. Simulimi i rastit do të zhvillohet në hapësirat e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka”. Studentët do të këshillohen me profesorët dhe ndërmjetësuesit gjatë gjithë përgatitjeve të rasteve simuluese. Pjesëmarrja nuk kompensohet, por mundëson praktikimin e roleve të ndryshme në një simulim praktik në një rast të ndërmjetësimit.

 Roli dhe përgjegjësitë e studentëve
Çdo student, në konsultim me profesorët dhe ndërmjetësuesit do të angazhohet në përgatitjen e rasteve dhe roleve që do të kenë gjatë seancës simuluese të ndërmjetësimit:
• Identifikimi i rastit
• Vlerësimi mbi përshtatshmërinë e rastit për tu proceduar në Ndërmjetësim
• Përgatitja dhe argumentimi i rolit të palës paditëse dhe të paditur, rolit të avokatëve, ekspertëve të ndryshëm;
• Përgatitja e rolit të ndërmjetësuesit/ve
• Shqyrtimi i të dhënave, provave etj;
• Zhvillimi i seancës së ndërmjetësimi
• Hartimi I marrëveshjeve të ndërmjetësuara, etj

KËRKESAT PËR STUDENTËT
Për të qenë pjesë e simulimeve praktike, Studentët duhet:

• Të jenë studentë të vitit të dytë, tretë, katërt të Fakultetit Juridik ose kandidat për Master në drejtimin Civil në Fakultetin Juridik të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”
• Zotërojnë njohuri të përgjithshme mbi procedurat alternative për zgjidhjen e kontesteve
• Zotërojnë aftësi të shkrimit ligjor;
• Zotërojnë aftësi të hulumtimit ligjor
• Aftësi të mira në të folur dhe shkruar në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës.

APLIKIMI
Studentët e interesuar duhet të aplikojnë duke paraqitur një CV, Letër Motivuese dhe Transkriptin e Notave, në e-mail adresën: fj@unhz.eu me subjektin “Punëtoria e simulimeve të rasteve të ndërmjetësimit”, deri më 20.05.2021 në ora 24:00.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.

RRETH PROGRAMIT DREJTËSIA KOMERCIALE

Programi Drejtësia Komerciale është një program 5 vjeçar që financohet nga
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Ky Program ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Haxhi Zeka” dhe Fakultetin Juridik në Peje, qëllimi i të cilit është themelimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë komerciale, përkatësisht ofrimin e mundësive për studentët e përzgjedhur që të avancojnë njohuritë e tyre rreth procedurave alternative për zgjidhjen e kontesteve. Po ashtu, studentë e përzgjedhur do të kenë mundësi t’i praktikojnë vet këta mekanizma, të cilët do t’iu shërbejnë në të ardhmen që të jenë profesionist të fushës dhe kështu ta përmirësojnë qasjen në drejtësi për qytetarët.
Përmes kësaj thirrje për aplikim, Programi mbështet studentët e Fakultetit Juridik në rritjen e mundësive për aftësim praktik dhe promovim të zgjidhjeve alternative të kontesteve.

Please follow and like us: