Thirrje për aplikim për bursa të Qeverisë së Francës 2020

Thirrje për aplikim për bursa të Qeverisë së Francës 2020

Ambasada e Francës në Kosovë ofron bursa për studentët e nivelit Master për vitin akademik 2020-2021.
Dosja për aplikim duhet dërguar departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të përmbajë:
• CV,
• letrën motivuese,
• kopjen e diplomës së fundit me transkriptën e notave,
• certifikatën e regjistrimit në një universitet francez, dhe
• dëshminë e njohjes së gjuhës frënge të nivelit B1 ose B2.
Dosjet mund të dorëzohen deri më datën 12 qershor 2020, në e-mail adresat në vijim: scac.pristinaamba@diplomatie.gouv.fr dhe fikrije.pllashniku@diplomatie.gouv.fr
Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:

  • Ambasada e Francës në Kosovë : https://kosovo.ambafrance.org/-Etudier-en-France-311-
  • Espace Campus France në Aleancën Franceze në Prishtinë.
    Kontakti: Znj. Zana Latifi, email: campusfrance@af-pristina.com
  • Campus France web faqe rreth studimeve në Francë : https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France