Thirrje për aplikim në projektet HERAS Plus

Projekti HERAS Plus ka hapur tre thirrje për aplikime, në këto tri fusha: Partneritet Programor, Grante për Kërkime Shkencore dhe Bursa për PhD dhe PostDocs.
Thirrjet janë të hapura për të gjitha Institucionet publike të Arsimit të Lartë të Kosovës. Ato kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe shkencave të aplikuara në Kosovë përmes bashkëpunimit me institucionet publike të Austrisë.
Më poshtë, gjeni një përmbledhje të shkurtër për secilën thirrje.
• Partneritet Programore
Gjithsej do ndahen 5 partneritete programore. Vlera maksimale e një projekti është 40,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 mars 2021.

• Grantet për Kërkime Shkencore
Gjithsej do jepen 9 grante. Vlera makismale e një granti është 15,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 shkurt 2021.

• Bursat për PhD dhe PostDoc
Totali i bursave që do të shpërndahen është 300 në muaj. Afati i fundit për aplikim është 31 janar 2021.
Procedurën e aplikimit dhe informatat e tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/call-for-applications-2/
Projekti HERAS financohet nga Austrian Development Agency (ADA), dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe implementohet nga konsorciumi WUS Austria, ZSI dhe OEAD.

Please follow and like us: