Thirrje për aplikim në Klinikën Juridike Penale

Thirrje për aplikim në Klinikën Juridike Penale

Fakulteti Juridik i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it “Drejtësia Vlen” fton studentët e vitit të tretë dhe katërt të Fakultetit Juridik, që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale.
Klinika Juridike Penale u jep studentëve mundësi të ndihmojë avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në përfaqësimin pro bono të të pandehurve me gjendje ekonomike të rëndë në rastet penale.

Ligjëratat e klinikës do të mbahen në hapësirat e Fakultetit Juridik, ndërsa aktivitetet e përfaqësimit të klientëve (këshillimi dhe avokimi) do të mbahen në zyrat e avokatëve të OAK dhe, sipas nevojës, në gjykatë apo prokurori. Studentët klinikë do të takohen një herë në javë për ligjëratë dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth procedurës penale. Ligjëratat do të mbahen nga ligjërues të ftuar të cilët janë profesionistë ligjorë (prokurorë, avokatë dhe gjyqtarë), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj. Përveç ligjëratave, studentët do të punojnë në ekipe për të ndihmuar avokatët që ata të përfaqësojnë klientët në gjykatë dhe në të gjitha fazat përgatitore të çështjeve penale pa pagesë. Studentët aktivë të Klinikës, pritet që të ndajnë përvojën e tyre të klinikës me nxënësit e shkollave të mesme përmes aktiviteteve të partnerëve në kuadër të Aktivitetit “Drejtësia Vlen”.]


Çdo student (nën mbikëqyrjen e një avokati të OAK-së), do të angazhohet në një gamë të plotë të detyrave të avokatit:


• Intervistimi dhe këshillimi i klientit
• Përgatitja dhe argumentimi i mbrojtjes;
• Shqyrtimi i të dhënave, provave etj;
• Hulumtim i ligjit për të siguruar mbështetje për teoritë e ndryshme ligjore;
• Asistimi në hartimin dhe paraqitjen e shkresave të ndryshme;
• Të marrin pjesë në ligjërata një herë në javë;
• Të marrin pjesë në dhënien e ligjëratave në shkolla të mesme që realizohen nga partnerët e Aktivitetit “Drejtësia Vlen”.


Për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale, studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:


• Të jenë studentë të vitit të tretë, katërt të Fakultetit Juridik ose kandidat për Master në Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
• Zotërojnë aftësi të shkrimit ligjor;
• Zotërojnë aftësi të hulumtimit ligjor;
• Aftësi për të dhënë këshilla ligjore për klientët;
• Të demonstrojnë interes në reformën gjyqësore, angazhim në komunitetit, dhe qasje në drejtësi;
• Të demonstrojë angazhim për etikë në klinikë;
• Të mos ketë qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale në të kaluarën;
• Aftësi të mira në të folur dhe shkruar në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës.


Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë Klinikë duhet të aplikojnë duke paraqitur CV, Letër Motivuese dhe Transkriptën e Notave.


Dokumentet e aplikimit të dorëzohen në formatin PDF në e-mail adresën: durim.hoxha@unhz.eu dhe duke mbajtur në CC info@ncsc-ks.org, me subjektin “Student i klinikës nga Peja”, deri më 25 tetor 2020 në ora 24:00.


Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Thirrja për aplikim:
PDF – dokumenti bashkëngjitur

Please follow and like us: