Thirrje për aplikim – Erasmus+ në EMJMD Media Arts Cultures

Thirrje për aplikim – Erasmus+ në EMJMD Media Arts Cultures

Është hapur thirrja për aplikim për bursat e Erasmus+ në Media Arts Cultures. Aplikimi për pranim është i hapur deri me datë 06.01.2019.

Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku Nivelin Bachelor (i klasifikuar si studim tre vjeçar, përkatësisht 180 kredi).

 

Dokumentet për aplikim (gjuhë angleze):

Formulari i aplikimit

Kopja e pasaportës

CV (Europass)

Letra motivuese që shpreh interesim në studimin e Media Arts Cultures (max. 1 faqe)

Diploma finale nga studimet paraprake

Transkripta e të dhënave e të gjitha studimeve të larta

Fotografi e kohëve të fundit

Dëshmi mbi njohurinë e gjuhës angleze (transkripta e rezultateve TOEFL / IELTS / Cambridge CPE)

Ese në “state/future of the art” në Media Arts Culture (max. 2 faqe)

Shembuj që lidhen me punën (punime shkencore, projekte kulturore, vepra arti) (max. 5 faqe dhe 50MB)

 

Për informata më të detajuara lidhur me programet e Media Arts Cultures mund të vizitoni webfaqen: http://www.mediaartscultures.eu/mediaac/,

ndërsa për informata rreth aplikimit, linku: http://www.mediaartscultures.eu/mediaac/application/