THIRRJE PËR APLIKIM

Fakulteti Juridik i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it
Drejtësia Vlen fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale

RRETH KLINIKËS JURIDIKE PENALE

Klinika Juridike Penale (Klinika) u jep studentëve mundësi të ndihmojë avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në përfaqësimin pro
bono të të pandehurve me gjendje ekonomike të rëndë në rastet penale. Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të përjetojnë zbatimin e
mësimeve akademike në praktikë duke punuar në çështjet penale reale gjatë vitit të katërt të Fakultetit Juridik (apo të programit Master, drejtimi
Penal). Ligjëratat e klinikës do të mbahen në hapësirat e Fakultetit Juridik, ndërsa aktivitetet e përfaqësimit të klientëve (këshillimi dhe avokimi)
do të mbahen në zyrat e avokatëve të OAK dhe, sipas nevojës, në gjykatë apo prokurori. Studentët klinikë do të takohen një herë në javë për
ligjeratë dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth procedurës penale. Ligjëratat do të mbahen nga ligjerues të ftuar të cilët janë profesionistë
ligjorë (prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj. Përveç ligjeratave, studentët do të punojnë në
ekipe për të ndihmuar avokatët që ata të përfaqësojnë klientët në gjykatë dhe në të gjitha fazat përgatitore të çështjeve penale pa pagesë.
Studentët aktivë të Klinikës, pritet që të ndajnë përvojën e tyre të klinikës me nxënësit e shkollave të mesme përmes aktiviteteve në kuadër të
Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen.

ROLI DHE PËRGJEGJËSITË E STUDENTËVE

Çdo student (nën mbikëqyrjen e një avokati të OAK-së), do të angazhohet në një gamë të plotë të detyrave të avokatit:

• Intervistimi dhe këshillimi i klientit
• Përgatitja dhe argumentimi i mbrojtjes;
• Shqyrtimi i të dhënave, provave etj;
• Hulumtim i ligjit për të siguruar mbështetje për teoritë e ndryshme ligjore;
• Asistimi në hartimin dhe paraqitjen e shkresave të ndryshme;
• Të marrin pjesë në ligjerata një herë në javë;
• Të marrin pjesë në dhënien e ligjeratave në shkolla të mesme që realizohen nga partnerët e Programit “Drejtësia Vlen”.

Per me shume kliko linkun