Thirrje në programin tre-mujor të punës praktike të OSBE-së

Thirrje në programin tre-mujor të punës praktike të OSBE-së

OSBE promovon pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes përmes një qasjeje pjesëmarrëse, bazuar në parimin e ‘të mësuarit duke bërë’ me synim për t’i pajisur të rinjtë me aftësi dhe njohuri adekuate të transferueshme. OSBE-ja do ta mbështesë organizimin e një Programi tre-mujor të praktikës për 30 të rinj mes moshave 20 dhe 24 vjeç, në bashkëpunim me institucione të ndryshme. Qëllimi i programit është përfshirja e drejtpërdrejtë e të rinjve në nivelin strategjik, planifikues dhe ekzekutiv të punës së institucioneve kryesore të vendimmarrjes dhe politikëbërjes dhe njohja e tyre me mandatin e këtij të fundit, fushveprimin e punës, detyrat dhe përgjegjësitë.
Detyrat
Varësisht nga lloji i punës dhe plani i punës së departamenteve/divizioneve/seksioneve të institucioneve bashkëpunuese ku do të vendosen praktikantët, ata mund të ngarkohen.
Kualifikimet
• Të jetë mes moshës 20 dhe 24 vjeç në kohën e aplikimit në program;
• Të jetë student i universitetit në kohën e aplikimit në program;
• Të jetë i regjistruar në fakultet në drejtimin përkatës (sociologji, çështje publike, shkenca politike, juridik, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhim dhe administrim biznesi, arkitekturë, teknologji informacioni etj.)
• Të demonstroj interesim të vërtetë për pjesëmarrje publike të të rinjve në vendimmarrje;
• Inkurajohet të jetë i anëtarësuar në strukturat rinore (Këshill Lokal të Veprimit Rinor, Qendër Rinore) ose organizata të shoqërisë civile rinore; vullnetar; punëtor rinor etj.) (me paraqitje të dëshmisë së anëtarësimit);
• Të zotërojë njohuri themelore të mekanizmave të pjesëmarrjes publike në të gjitha nivelet;
• Të jetë entuziast, lojtar ekipi, i vetë-motivuar, i gatshëm për të mësuar;
• Të jetë i gatshëm për të avancuar aftësitë dhe njohuritë e tij/saj përmes ndjekjes së programit;
• Të jetë i hapur dhe tregoj interesim për vendosjen e synimeve, të përmbush pritjet dhe t’i përshtatet sfidave të programit;
• Të ketë zotërim shumë e mirë verbal dhe me shkrim të anglishtes; zotërim të shkëlqyeshëm verbal dhe me shkrim të shqipes, serbishtes ose të dy gjuhëve;
• Të ketë njohuri kompjuterike (pakoja e Microsoftit) Shënim: Përparësi do t’iu jepet kandidatëve që u përkasin komuniteteve joshqiptare, të rinjve nga zonat rurale dhe kandidateve gra.
Kandidatët e interesuar kërkohen që të dërgojnë CV-në e tyre (maks. 1 faqe, që përmban të gjithë informacionin e kërkuar në pjesën e kualifikimeve) dhe një letër motivuese (maks. 1 faqe), në anglisht, në: OMIKApprenticeship2021@osce.org, jo më vonë se më 30 qershor 2021. Kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të ftohen për intervistë (personalisht – ose në online).
Më detajisht mund të informoheni në linkun:


https://www.osce.org/mission-in-kosovo/488845

Please follow and like us: