Thellohet bashkëpunimi në mes të UHZ-së dhe  Komunës së Pejës

Thellohet bashkëpunimi në mes të UHZ-së dhe  Komunës së Pejës

Thellohet bashkëpunimi në mes të UHZ-së dhe  Komunës së Pejës

Sot, Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë, Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori dhe Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri kanë nënshkruar marrëveshje sipas të cilës parashihet realizimi i planit zbatues të Fakultetit të Biznesit, aneks i cili rrjedh nga marrëveshja paraprake, me ç `rast Komuna e Pejës ka mbështetur Universitetin me procedurat e prokurimit në planifikimin dhe projektimin e kampusit  sipas Planit Urbanistik të Komunës së Pejës.

Kryetari Muhaxheri që nga fillimi ka mbështetur zhvillimin e Universitetit dhe ndërtimin e kampusit të ri gjithashtu, ai shprehi gatishmëri që të përkrah financiarisht planin zbatues të këtij fakulteti. Ndërsa, Rektori Mrasori, falënderoi kryetarin dhe komunën për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe ndërtimin e Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë.

Please follow and like us: