Thellohet bashkëpunimi në mes të UHZ dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Thellohet bashkëpunimi në mes të UHZ dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Thellohet bashkëpunimi në mes të UHZ dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori, Prof. asoc. Dr. Fadil Millaku me bashkëpunëtorë u takua me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Bahri Muasbelliu dhe dekanin e fakultetit të agromjedisit, Prof. Dr. Fatbadh Sallahu.

Në këtë takim diskutuan për shumë çështje, që sipas Rektorit Millaku bashkëpunimi ndëruniversitar do të jetë i rëndësisë së veçantë, pasi që në kuadër të UHZ është edhe fakulteti i agrobiznesit dhe studentët tonë, do të jenë të përgatitur që të vazhdojnë një periudhë semestrale ose edhe studimet post diplomike në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Bashkëpunimi në të ardhmen, do të i`u mundësoj profesorëve dhe studentëve mobilitet në të dy universitet, do të zhvillohen aktivitete të përbashkëta në fushën e përkatëse, simpoziume, kërkime shkencore dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët. Në të ardhmen pritet të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi.

 

Please follow and like us: