Thellohet bashkëpunimi me Inspektoratin e Punës së Republikës së Kosovës

Thellohet bashkëpunimi me Inspektoratin e Punës së Republikës së Kosovës

Thellohet bashkëpunimi me Inspektoratin e Punës së Republikës së Kosovës

Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku me stafin menaxherial, priti në takim pune Kryeinspektorin e punës së Republikës së Kosovës, z. Basri Ibrahimi. Në këtë takim u diskutua rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin dhe respektimin e ligjit të punës dhe çështjeve të tjera të rëndësishme në këtë drejtim. Kryeinspektori Ibrahimi, shprehu konsideratën dhe falënderimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm që UHZ-ja dhe stafi drejtues kanë treguar ndaj Inspektoratit të Punës. Rektori Millaku në emër të UHZ-së, gjithashtu falënderoi kryeinspektorin për mbështetjen nga ana e tij dhe institucionit përkatës dhe u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen.