E nderuara familje Nikçi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj dhe studentit tonë të dalluar, Taulant Nikçi.
Taulantin e kemi njohur si djalë energjik, ambicioz dhe shumë të zgjuar. Studentët e tillë lënë pas vetës dhimbje të thellë dhe kujtimet më të mira për të. Taulanti do të mbetet shembulli më i mirë, i një studenti të dalluar, që pritej të bëhej një financier i shkëlqyer.
Bashkëndjejmë dhimbjen dhe trishtimin e familjes, miqëve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën rastin t’a njohin. Prandaj, në emrin tim dhe të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e djalit tuaj dhe studentit tonë.
Taulanti u prehtë në paqe!
Me respekt,
Rektori i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë
Prof.Dr. Fadil Millaku

Telegram ngushëllimi për familjen Nikçi
Please follow and like us:
Ngushllime ju dhe stafit te juaj
Nderi dhe respekti per punen dhe kontributin
per gjeneratat qe i percjellni nder vite.
Uroj qe ne sirtarin e juaj te kujtoni stdent te dalluar si Taulant Nikqi.
Suksese dhe pune te mbare
Me respekt Agim Shala
Nip i familjes Nikqi