Takimet e KMCV-së

Takimi i datës: 11.06.2020

Me datë 11.06.2020, Këshilli për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim mbajti takimin e radhës, me
këto pika të rendit të ditës.
Gjatë këtij takimi, u vendos që në muajin qershor të realizohen pyetësorët e vlerësimit, Studenti-
Mësimdhënësin dhe Studenti-Administratën, sipas kalendarit të aktiviteteve të KMCV-së për vitin
2020, ndërsa, pyetësorët e vlerësimit, Vetëvlerësimi dhe Dekani-Mësimdhënësin, u vendos të
realizohen gjatë muajit shtator.
Po ashtu, u miratua Raporti i hulumtimit të rezultateve të vlerësimit për përfshirjen e stafit akademik
në mësimin online dhe Raporti i hulumtimit të rezultateve të vlerësimit për përfshirjen e studentëve
në mësimin online, raporte këto të nxjerra nga komisioni ad-hoc.