Takim për funksionalizim të Klinikave Juridike në UHZ

Takim për funksionalizim të Klinikave Juridike në UHZ

Koordinatorja e projektit Erasmus+ ENEMLOS njehërit edhe Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore Prof. Asoc. Dr, Sabiha Shala, së bashku me Drejtorin për Mësimdhënie dhe Çështje Akademike z. Durim Hoxha, me datë 12.05.2021 kanë mbajtur takim online më përfaqësuesin e zyrës për ndihmë juridike falas në regjionin e Pejës z. Zenel Hasanaj, përfaqësuesen e projektit Justice Matters në kudër të USAID-it znj. Edona Ahmetaj dhe Avokatën znj. Venera Gashi.

Tema e këtij takimi ishte funksionalizimi i Klinikave Juridike në Fakultetin Juridik të UHZ-së, në kuadër të projektit Erasmus+ ENEMLOS.

Përfaqësuesit e institucioneve të lartëcekura gjatë takimit ndanë provojat e tyre me organizimin e klinikave juridike dhe sfidat që mund të përballen gjatë organizimit të klinikave juridike. Në anën tjetër theksuan se themelimi i tyre avancon njohuritë e studentëve dhe se janë të gatshëm që të ofrojnë bashkëpunim për funksionalizimin e këtyre klinikave, duke uruar kordinatorën e projektit znj. Shala për këtë iniciativë.

Please follow and like us:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.