Takim mes përfaqësuesve të zyrës së Erasmus+ në Kosove dhe UHZ-së

Takim mes përfaqësuesve të zyrës së Erasmus+ në Kosove dhe UHZ-së

Me 10.12.2020 u zhvillua takim në mes të udhëheqësve të zyrës së Erasmus+ në Kosovë dhe përfaqësuesve të UHZ-së që janë pjesë e projektit QUADIC. Nga UHZ-ja pjesëmarrës në takim ishin Prorektorja për Mësimdhënie dhe Kërkime Shkencore Prof. Asoc. Dr.  Sabiha Shala, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Dr.  Ibish Mazreku dhe asistenti Besfort Ahmeti.

Qëllimi i takimit ishte monitorimi mbi progresin e punës për projektin QUADIC, ku Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është partner.

UHZ u lavdërua mbi punën e mirë që ka bërë deri më tani në kuadër të këtij projekti.

Please follow and like us: