Takim me studentë nga Franca

Takim me studentë nga Franca

Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë në krye me Rektorin Prof.Dr. Fadil Millaku, pritën një  grup studentësh dhe profesorësh nga Shkolla Profesionale Ekonomike OMNIS nga Strasburgu, Francë.

Studentët patën mundësi të njoftohen më në detaje rreth UHZ-së, rreth programeve të studimit dhe kushtet që Universiteti “Haxhi Zeka” ofron për studentë. Po ashtu ata u informuan edhe për mundësitë që Peja ofron për turistët.

Interesimi i madh i studentëve u shpreh në pyetje e komente për tema të ndryshme që kishin të bëjnë me UHZ-në dhe Pejën në përgjithësi. Të pranishmit ndanë përvojat e tyre me njëri tjetrit.