Studioni në Gjermani

Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime. Ekzistojnë më shumë se 16 000 programe studimore për t’u zgjedhur.

Studentët mund të gjejnë një program studimi, të përshtatshme për interesat e tyre. Për hulumtuesit shkencor dhe shkencëtarët, Gjermania ofron mundësinë e përfshirjes së tyre në kërkime apo hulumtime të hollësishme.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe PostDocs e talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Gjermania ofron një program gjithëpërfshirës të bursave me mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Nëse dëshironi të keni një pasqyrë për ofertat të cilat i ofron DAAD si edhe mbështetjen e  organizatave të tjera në lidhje me qëndrimin studimor në Gjermani ju drejtojmë në faqen

www.funding-guide.de

Këtu gjeni informacione lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik- DAAD, si dhe nga organizatat tjera të  përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe PostDocs.

Afati i fundit për aplikim për programin Master të të gjitha drejtimeve shkencore është deri më 15 nëntor 2018. Varësisht nga drejtimi, variojnë dhe afatet për dorëzim.

Ne shtojce gjeni:

1.Dy plakate: njera sherben per sqarimin e bursave qe i ofrojme dhe nje qe tregon afatet e fundit per aplikim

2.Fleta informuese per studentet se ku duhet te drejtohen nese kane pyetje rreth studimeve ne Gjermani. Jane te perkthyera dhe ne gjuhen gjermane, angleze dhe serbe

3.Fleta informuese rreth bursave qe i ofron DAAD (gjithashtu ne kater gjuhe)

Linqet e nevojshme

Nëse keni pyetje, mund t’i drejtoheni zyrës ndërlidhëse të DAAD-së: daad.prishtina@gmail.com

 

Verbindungsbüro Pristina – Deutscher Akademischer Austauschdienst DAAD
Universität Pristina
Philologische Fakultät
Abteilung für Deutsche Sprache und Literatur
Rr. “George Bush” 31
10 000 Pristina
E-Mail: daad.pristina@gmail.com
Tel: +381 38 222 970
Facebook: DAAD Verbindungsbüro Pristina
www.daad.de

Öffnungszeiten/Orari i punës/Office hours:

E hënë/Montag/Monday 10 – 16 h

E martë/Dienstag/Tuesday 15 – 17 h

E enjte/Donnerstag/Thursday 12- 16 h