Studentët e UHZ zënë vendet e para në garën mes universiteteve publike të Kosovës

Studentët e UHZ zënë vendet e para në garën mes universiteteve publike të Kosovës

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë në kuadër të Klinikes Juridike Penale e cila mbështet nga USAID, më datë 23.05.2019 morën pjese në garën për gjykim të simuluar që është organizuar në mes te të gjitha universiteteve publike në Kosovë.

Në këtë garë studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” për oratorin më të mirë janë radhitur në vendin e parë, më ç’rast studentja Rina Begolli u vlerësua më këtë çmim, ndërsa për përformancën e gjykimit të simuluar janë radhitur në vendin e dytë.

Dekanati i Fakultetit Juridik përgëzon studentët pjesëmarrës në këtë garë, më ç’rast falënderon Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë Dr.Sc. Agim Kurmehaj dhe Kryetarin e Gjykatës Themelore Dega në Deçan z. Sulltan Dobraj që kanë përgatitur studentet për këtë garë.

Po ashtu dekanati falënderon edhe koordinatorin e Klinikes Juridike Penale z. Durim Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.