Studentë nga Universiteti i Trentos vizituan UHZ-në

Studentë nga Universiteti i Trentos vizituan UHZ-në

Studentë nga Universiteti i Trentos vizituan UHZ-në

Sot, menaxhmenti dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” u takuan me studentë nga Universiteti i Trentos nga Italia.  Kjo vizitë studimore ka për qëllim shkëmbimin e njohurive të përbashkëta, në rolin e institucione të Kosovës dhe disa organizatave ndërkombëtare në procesin e shtet bërjes.

Rektori, Prof.asoc.Dr. Fadil Millaku i priti studentët nga Universiteti i Trentos nga Italia, si dhe përfaqësuesit e Asociacionit Tretntino con il Blacani, me ç`rast shprehi gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e hulumtimeve shkencore.

Studentët e UHZ-së dhe studentët e Trentos, për disa ditë me radhë, do të fokusohen më shumë në disa aspekte të rëndësishme, si në rolin dhe intervenimin  institucioneve të Kosovës, lidhur me vitet e konfliktit të fundit në Kosovë dhe po ashtu periudhën pas konfliktit, duke u bazuar në reformat institucionale të realizuara deri më tani. Temë diskutimi do të jetë edhe procesi i integrimit të Kosovës në BE, si dhe përfshirja e minoriteteve në institucionet e Kosovës.

Ky bashkëpunim i paraprinë takimit të fundit të menaxhmentit të UHZ-së në Provincën Autonome të Trentos, me ç`rast janë takuar me përfaqësues të Trentiono con il Balcani. Në të ardhmen këto dy institucione pritet të kenë bashkëpunime dhe aktivitete të përbashkëta në të dy shtetet.

 

Please follow and like us: