Skemës Young Cell, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018-2019

Lajmërim për Aplikim në Raundin e 12-të, të

Skemës Young Cell, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018-2019

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin e 12-të të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 12 nëntor 2018 deri të hënën, 03 dhjetor 2018.  Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë për Programe Master një vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara) dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në http://ycskosovo.eu) në përputhje me sektorët në vijim:

à            1) Juridikderi në 16 bursa në dispozicion

à            2) Administratë Publike deri në 8 bursa në dispozicion

à            3) Ekonomik deri në 8 bursa në dispozicion

à            4) Kulturë dhe Shëndetsi – deri në 8 bursa në dispozicion

Të drejtë konkurimi kanë:

à            Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaportë të vlefshme të Kosovës apo letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e vendbanimit të dyja kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet letërnjoftimi).

à            Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektoreve (ju lutemi referojuni Aneksit I të Rregullave të Procedurës në dispozicion në http://ycskosovo.eu). Studentët të cilët janë në përfundim të fakultetit poashtu mund të kenë të drejtë konkurimi nëse marrin diplomën jo më vonë se 31 korrik 2019.

à            Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe. Njohja e gjuhëve tjera të BE-së nuk do të konsiderohet përparësi.

à            Janë të gatshëm të udhëtojnë dhe të lëvizin jashtë vendit nga muaji gusht 2019 deri tetor 2020 dhe të vijojnë trajnime intenzive nga mesi i muajit shkurt 2019 dhe më tutje.

à            Janë lindur më 1 janar 1984 apo më vonë.

Bursat do të mbulojnë shpenzimet për deri në 40 bursistë, si në vijm:

à            Shpenzimet e aplikimit për programe master dhe shpenzimet e shkollimit

à            Shpenzimet e jetesës për 12 muaj

à            Shpenzimet e vizës & sigurimit shëndetësor

à            Nje bilete kthyese

à            Trajnimin e gjuhës angleze dhe testin e gjuhës angleze IELTS

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:

à            Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikantë për së paku 1 muaj para nisjes (përveç shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë).

à            Ndjekin Programin e Trajnimit të gjuhës në kuadër të YCS (ku është e nevojshme).

à            Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike.

à            Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë tre vjeçar në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale, e preferueshme në vendbanimin e tyre), pas kthimit.

Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshinë:

à            Para-përzgjedhja në kriteret administrative dhe ato të përzgjedhshmërisë.

à            Testet me shkrim (njohja e gjuhës angleze, njohuri të përgjithshme për BE-në, vlerësimi verbal & numerik).

à            Intervistë nga paneli i akademikëve evropianë. Përfaqësuesit e ZBE dhe të MIE do të marrin pjesë në panel si vëzhgues.

Femrat dhe përfaqësuesit e minoriteteve fuqimisht inkurajohen të aplikojnë. Formularët e aplikimit, Rregullat e Procedurës dhe të gjitha dokumentet tjera përcjellëse do të dërgohen përmes email-it tek të gjithë kandidatët e interesuar, pas regjistrimit në web faqen vijuese https://ycskosovo.eu  deri më 3 Dhjetor 2018. Rregullat e Procedurës së bursave YCS Raundi XII, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe procedurave përkatëse duhet të lexohen dhe të kuptohen përpara dorëzimit të aplikacionit. Rregullat e Procedurës së YCS Raundit XII janë në dispozicion në https://ycskosovo.eu

Aplikuesit duhet të kompletojnë në gjuhën angleze Formularin e Aplikimit YCS RXII, CV-në formatin Europass dhe duhet të bashkangjesin në Aplikacion Letrën Motivuese të nënshkruar dhe me datë, duke shpjeguar se pse ata dëshirojnë të marrin pjesë në Skemë. Të gjithë Aplikantët në Aplikacionet e tyre po ashtu duhet të përfshijnë kopjet e diplomave apo titujve të fituar dhe origjinalin (ose kopjet e çertifikuara të) transkripteve dhe kopjen e pasaportës së vlefshme/letërnjoftimin lëshuar nga autoritetet e Kosovës ose dëshmitë tjera të lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë.

Në rastin e kandidatëve të cilët janë në përfundim të studimeve, ata me aplikacion duhet të bashkangjesin kopjen origjinale të përditësuar (ose të çertifikuar të) të transkriptit të notave me provime dhe një deklaratë të pregaditur nga vetë kandidati në lidhje me datën e pritur të diplomimit.

Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS RXII dhe në CV –në e formatit Europass një email adresë të VLEFSHME dhe numër të telefonit. Të gjitha komunikimet me kandidatët do të bëhet vetëm përmes e-mailit.

Formati i CV-së Europass, formulari i aplikimit YCS RXII dhe Rregullat e Procedurës së YCS RXII do të dërgohen përmes email-it duke u regjistruar në webfaqen zyrtare të YCS dhe duke plotësuar formularin e aplikimit (nën faqen “ Aplikimet në Raundin XlI”)

 

Vini re: Aplikacionet e pakompletuara (mungesa e CV-së, e formularit të aplikimit dhe letrës së motivimit), aplikacionet të cilat nuk janë në gjuhën angleze dhe aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në e formatit Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen automatikisht nga procedura e përzgjedhjes!

 

Afati i fundit për aplikim: E hënë, 3 dhjetor 2018, ora 17:00

Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të këtij afati nuk do të merren parasysh në çfarëdo rrethane.

 

Dorëzimi i aplikacionit, nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 16:00, duhet të bëhet personalisht ose me postë të regjistruar/apo postë të shpejtë në pliko (zarfë) të mbyllur të adresuar te:

 

Young Cell Scheme – Aplikimi për Raundin XII,

British Council, Rr. Perandori Justinian 106, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë (Kosovë)

 

APLIKACIONET E DËRGUARA ME E-MAIL NUK JANË TË VLEFSHME DHE NUK DO TË MERREN PARASYSH

 

Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtëpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.

 

Kandidatët që nuk kontaktohen deri me 10 dhjetor 2018 nuk kanë arritur të kalojnë fazën e para-përzgjedhjes dhe që nuk kanë hyrë në listën e ngushtë për të marrë pjesë në provim me shkrim.

 

Për më shumë informata mund të konsultoni https://ycskosovo.eu ose shkruani në info@ycskosovo.eu

 

 

“Young Cell Scheme” (Raundi XI – XII) është Projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga British Council.

 

 

                                                                                                                                         

Njoftohen studentët se përfaqësues nga Project “Young Cell Scheme” do të mbaj takim me studentët e Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, me datën 14.11.2018 ne ora 11:00, në Fakultetin Juridik- Gjykatore.