Si të aplikoni në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Si të aplikoni në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Si të aplikoni në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Hapi 1.
Me rastin e shpalljes së konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë në nivelin Bachelor apo Master, ju duhet të aplikoni online përmes web faqes zyrtare të UHZ-së: http://apliko.unhz.eu

Hapi 2.

Pasi të plotësoni aplikimin online, ju duhet të shtypni fletën për aplikim së bashku me fletëpagesat për provim pranues.

Hapi 3.

Pasi të keni përfunduar pagesën (2.50€) ju duhet që fletëaplikimit t’i bashkëngjitet kopja fizike e dokumenteve të kërkuara në shpalljen e konkursit dhe të njejtat t’i dorëzoni në fakultetin përkatës. Më pas, zyrtari për çështje studentore e konfirmon fletëpagesën dhe ju pajisë me fletëkonfirmim për aplikim.

Hapi 4.

Të përcjellni në vazhdimësi webfaqen e UHZ-së http://unhz.eu/ për mbajtjen e provimit pranues, në mënyrë që të njoftoheni saktë për vendin se ku do të mbahet provimi pranues dhe grupit të cilit i takoni kur i nënshtroheni provimit pranues. Në ditën e provimit pranues, ju duhet të jeni të pajisur me një dokument valid indentifikues (letërnjoftim, pasaportë) dhe fletëkonfirmimin për aplikim, të lëshuar nga fakulteti ku ju keni aplikuar.

Hapi 5

Pas shpalljes së rezultateve dhe kalimit të afatit të ankesave, ju duhet të ndiqni procedurat për regjistrim, që përfshijnë dorëzimin e një fotografie sipas konkursit dhe nënshkrimin e fletëregjistrimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
• Dëshminë e aplikimit online dhe pagesa prej (2.50€) për provim pranues (të cilat shkarkohen pas plotësimit të aplikimit online);
• Dëftesat e të gjitha viteve të shkollës së mesme – (origjinial);
• Diploma e shkollës së mesme ose dëftesa e shkollës së mesme, nëse ka pasur provim të maturës;
• Certifikata e lindjes – (origjinal);
• Kopja e letërnjoftimit;
• Kandidatët, të cilët aplikojnë për studime me korrespondencë, duhet të sjellin deshminë e punës – (kopjen e kontratës).

Për studentët jo-kosovarë:
• Kandiatë jo-kosovarë konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet të verifikohet njohja e institucionit shkollor në bazë të listës së MASHT-it e cila ju dorëzohet të gjiha njësive akademike.
• Njohja e diplomave jashtë Kosovës do të verifikohet në bazë të vendimit për njohje/nostrifikim të diplomave të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.
Të gjitha këto dokumente duhet të sjellen në fakultetin ku ju keni aplikuar.

Pagesat
Studentët që regjistrohen në nivelin bachelor, vitin e parë të studimeve e kanë pa pagesë.

Ndërsa viteve të tjera, pagesa për semestër për studentët e rregullt është njëzetë e pesë euro (25€) dhe studentët me korrespondencë është njëqind e njëzetë e pesë euro (125€).

Në nivelin Master, për studentët e rregullt pagesa për semester është njëqind e pesëdhjetë euro (150€).

Për studentë të huaj (jo-kosovarë) që regjistrohen në vitin e parë në nivelin Bachelor vlen pagesa njëzet e pesë euro (25€) për semestër si student i rregullt, ndërsa me korrespondencë 125 euro, pasi që lirimi nga pagesa e semestrit vlen vetëm për banorët e Kosovës.
Në nivelin Master, për studentët e rregullt pagesa për semester është njëqind e pesëdhjetë euro (150€).

Please follow and like us: