Shkolla Verore

Studentët e Universitetit “ Haxhi Zeka” morën pjesë në shkollën verore qe u mbajt prej 24-28 Qeshor  në Univerzitetin e Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë ku me sukses u çertifikuan në programin “Preventiva e riskut në mjediset urbane”. Pjesëmarrësit në këtë shkollë, studentët, Berat Thaqi, Erhan Kelmendi dhe Genti Berisha me sukses vijuan ligjeratat në 7 module, ku nder to kishte edhe praktikë në teren.

Gjatë kohës së qëndrimit në Sarajevë, studentët së bashku me Prorektorin z.Ibish Mazreku, sekretarin e përgjithshëm z.Astrit Ademaj dhe  Ud.Drejtoreshën e Qendrës së Karrierës znj.Hajrija Skrijelj ishin në vizitë  në klubin e Bashkësisë Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë po ashtu edhe në kompaninë “Inside by Ećo” me pronar Suad dhe Smajo Ećo, kosovar i sukseshëm i cili ka të punësuar më shumë se 400 punëtorë, gjatë prezantimit u diskutua edhe vazhdimi i bashkëpunimit të kësaj kompanie me Universitetin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.