Shkolla Verore e Bashkimit Evropian 2020

Shkolla Verore e Bashkimit Evropian 2020

European Young Cell Alumni Kosovo në bashkëpunim me projektin Young Cell Scheme dhe me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon Shkollën Verore të Bashkimit Evropian e cila do të mbahet virtualisht ndërmjet datave 21 dhe 23 shtator 2020. Tema e Shkollës Verore Evropiane është COVID-19: Zhvillmi ekonomik, qëndrueshmëria mjedisore dhe shfaqja e pandemive globale.

Profesorë nga Universiteti i Maastricht, Universiteti i Uppsala, KTH Instituti Mbretëror i Teknologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ekspertë nga OBSH, UNDP dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfitues të bursës Young Cell të cilët përfunduan studimet e masterit në universitetet prestigjioze të BE-së dhe që aktualisht janë të angazhuar në shërbimin civil në Kosovë, do të ligjërojnë rreth temave të ndryshme që lidhen me faktorët mjedisor që ndikojnë në shfaqjen e pandemive si dhe me zhvillimin ekonomik dhe degradimin e mjedisit.

Shkolla është e hapur për studentë të nivelit baçelor dhe master.

Të interesuarit për aplikim duhet ta mbushin formularin e aplikimit si dhe ta dërgojnë një CV dhe një dëshmi të statusit të studentit në emailin eycakosova@gmail.com deri më 13 shtator (mesnatë). Ligjeratat mbahen në gjuhën angleze, prandaj studentët duhet ta njohin gjuhën. 

Application form for students_EUSS 2020

Programme_EUSS2020_draft_100820

Për më shumë, shihni dokumentet e bashkëngjitura, ose vizitoni linkun: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1169

Please follow and like us: