Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), organizoi një takim mes perfaqësuesve të DAAD-së, Universiteteve publike në Kosovë dhe Universiteteve Gjermane

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), organizoi një takim mes perfaqësuesve të DAAD-së, Universiteteve publike në Kosovë dhe Universiteteve Gjermane

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), organizoi  një takim mes perfaqësuesve të DAAD-së, Universiteteve publike në Kosovë dhe Universiteteve Gjermane, takimi u zhvillua në Senatin e Universitetit të Prishtinës.
Ky takim kishte për qëllim shpalosjen e mundësive që ofron DAAD përmes formave të ndryeshme, e sidomos ato përmes projektit ERASMUS. Ky takim njëherit pritet të krijoj mundësi të bashkëpunimit me përfaqësues të ndryshëm nga institucionet gjermane të arsimit të lartë, të cilët prezantuan mundësi të shumta bashkëpunimi .
Për më tepër, kjo ngjarje do të ofrojë një platformë për shkëmbime dhe bashkëpunime në krijimin e partneriteteve të reja për mobilitet dhe rritjen e rrjetit të shkëmbimit të stafit akademik dhe atij te studenteve mes universiteteve Gjermane dhe atyre të Kosoves.
Ne takim pas hapjes se takimit nga Ambasaorja gjermane znj. Viets dhe Rektori i UP-se, z. Zejnullahu, Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori në prezantimin e tij , foli për sistemin e AL, të arriturat dhe vështirësitë që ka Arsimi i Lartë në përgjithësi në Kosovë, e veçmas në komponentin e ndërkombëtarzimit dhe mobilitetit të studentëve. Ndërsa Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurimin e cilësisë Prof. Grapci, prezantoi Universitetin “Haxhi Zeka” para partnereve ndërkombëtar me qëllim që të ofrohen informacionet e duhura për partneret dhe të arrihen marrëveshje të reja bashkëpunimi.
Në fund të takimit, disa nga përfaqësuesit e Universiteteve Gjermane shprehen interesim të bashkëpunojnë me Universitetin “Haxhi Zeka” veçanërisht në fushën e Agrobiznesit, Turizmit si dhe atë të Menaxhimit të Mjedisit.