Shërbimet

Shërbimet kryesore të Zyrës për Zhvillimin e Karrierës përfshijnë:

  • Ndihma për studentët që të planifikojnë, identifikojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës dhe hulumtimet për punë;
  • Ofrimi i informacionit aktual mbi mundësitë e punësimit dhe të punës praktike (intership);
  • Ofrimi i informatave mbi studimet jashtë vendit, shkollës verore, trajnimeve, panaireve të karrierës, etj;
  • Ofrimi i informatave aktuale mbi gjendjen e tregut të punës;
  • Organizimin dhe informimin për ngjarje që iu mundësojnë studentëve krijimin e rrjeteve, intervistave dhe njoftimeve me punëdhënës;
  • Promovimin dhe mbajtjen afatgjate dhe të vazhdueshme të kontakteve dhe zhvillimin e partneritetit me qendra akademike dhe të karrierës për të siguruar shkëmbime cilësore mes qendrës së karrierës, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë Kosovës.

Për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ne ofrojmë trajnime për mënyrat e përgatitjes së CV-së, letrës motivuese, këshilla për intervistë pune, informata rreth mënyrave të qasjes ndaj tregut të punës, trajnime për zhvillimin e shkathtësive që kërkon tregu i punës, etj. Ne bëjmë  informimin e studentëve për aktivitete të ndryshme përmes internetit (e-mailit, web faqes dhe E-Praktika).

Të diplomuarit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë mundësi që përmes ZZHK-së të informohen për mundësi të ndryshme punësimi, të marrin pjesë në takime të ndryshme me punëdhënës, të kontaktojnë më lehtë me punëdhënësit, të informohen për mundësi të ndryshme studimi jashtë vendit, të njoftohen për konferenca, seminare, punësime sezonale, shkolla verore që ofrohen për ta, etj.

 Për punëdhënësit që janë  të interesuar për punësimin e studentëve e të diplomuarve, ne ju ofrojmë:

  • shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me orar të shkurtuar dhe praktikës për studentë;
  • promovimin e kulturës së punës dhe vlerave profesionale të kompanisë suaj;
  • ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
  • mundësi për rekrutim më të lehtë të stafit të trajnuar në qendrën tonë;
  • pjesëmarrje në punëtori dhe tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme etj.

Qëllimi jonë është shtrirja e rrjetit të bashkëpunimit duke vendosur kontakt me punëdhënës të ndryshëm nga fusha të ndryshme.

Orari i sesioneve për këshillim:

Si të përgatisim një CV?

Çdo të hënë 10:00-12:00

Si të përgatisim një Letër Motivimi?

Çdo të martë 10:00-12:00

Zhvillimi i shkathtësive për intervistë të punës

Çdo të mërkurë 10:00-12:00

Këshillime për aplikim në projekte dhe grante

Çdo të enjte 10:00-12:00

Përgatitja e dosjes së aplikimit për bursa studimore

Çdo të premte 10:00-12:00