Sesion Informues mbi platformën “Asambleja Virtuale”

Sesion Informues mbi platformën “Asambleja Virtuale”

Sesion Informues mbi platformën “Asambleja Virtuale”

Anibar po bënë implementimin e projektit “Të Rinjtë për Ndryshim” me qëllim të krijimit dhe forcimit të bashkëpunimit mes të rinjve dhe komunave në nivelin lokal në proceset vendimmarrëse. Qëllimi i platformës online “Asambleja Virtuale” është që të rinjtë (16 – 26 vjeç) të mund të paraqesin kërkesat/propozimet e tyre për ndryshimin që dëshirojnë të shohin në komunitetin ku jetojnë me mbështetjen nga komuna e tyre.

Ky aktivitet po implementohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Ndryshim” në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – E4E i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Në mënyrë që të njoftoheni me platformën online dhe përdorimin e saj ky sesion informues do të zgjas 30 minuta.

Sesioni informues do të mbahet të premten, me 26 qershor, në tri orare të ndryshme, online, përmes Google Meet.

Orari për info sesionet:

  1. 26 qershor – 12:30 – 13:00
  2. 26 qershor – 13:00 – 13:30
  3. 26 qershor – 13:30 – 14:00

Ju lutemi që më poshtë të shkruani orarin që ju përshtatet më shumë.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScQTtBS1G_leFG9TD7YIXDJDcyPgUh5GP3-kC-RW82sZ8VVXg/viewform

Please follow and like us: