Rezultatet e provimit pranues për vitin akademik 2015/2016

Rezultatet e provimit pranues për vitin akademik 2015/2016

Rezultatet e provimit pranues për vitin akademik 2015/2016

Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 30% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.

Fakulteti i Biznesit

Administrim Biznesi

Kontabilitet dhe financa

Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake

Fakulteti Juridik

Juridik i përgjithshëm

Fakulteti MTHM

Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri

Menaxment në Turizem – gjuhë boshnjake

Fakulteti i Agrobiznesit

Teknologjia e Prodhimit Bimorë

Agromjedis dhe Agroekologji

Teknologjia Ushqimore

Fakulteti i Arteve

Edukim i Përgjithshëm në Muzikë

Edukim në Muzikë

Edukim Artisitk në Instrumente Frymore

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.

 


Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve sipas këtij orari:

Fakulteti i Biznesit , prej datës 03.08.2015 deri më 04.08.2015 prej orës 10 në objektet e Fakultetit të Biznesit

Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, prej datës 03.08.2015 deri më 04.08.2015 prej orës 10 në objektet e Fakultetit të Biznesit.

Fakulteti Juridik, prej datës 05.08.2015 deri më 07.08.2015 prej orës 10 në objektin e Fakultetit të Juridik .

Fakulteti i Agrobiznesit, prej datës 05.08.2015 deri më 07.08.2015 prej orës 10 në objektin e Fakultetit të Juridik.

Fakulteti i Arteve , prej datës 05.08.2015 deri më 07.08.2015 prej orës 10 në objektin e Fakultetit të Juridik.

Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen prej 01.09.2015 deri më 20.09.2015. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartëshënuar.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,

2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.

4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.

Pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.

Please follow and like us: