Rektori Millaku pret në takim përfaqësuesit e OPTIMA

Rektori Millaku pret në takim përfaqësuesit e OPTIMA

Me datë 04.11.2020 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, menaxhmenti i UHZ-së në përbërje nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku dhe Gentiana Kastrati Drejtoreshë e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësim, pritën në takim përfaqësues të organizatës jo-qeveritare z. Qëndrim Lluka , Drejtor Ekzekutiv dhe Dr. Sharon Jaynes Hart.
Në këtë takim është diskutuar rreth programit që ka të bëjë me zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës të performances së stafit akademik për sistemin universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë.
Menaxhmenti i UHZ-së, poashtu ka njoftuar të pranishmit në përgjithësi rreth aktiviteteve që i zhvillon UHZ rreth vlerësimit të stafit akademik nga dekani, studentët, stafi administrative dhe hapave që ka ndërmarr UHZ në ngritje të cilësisë dhe aktivitetet që do të zhvillohen në të ardhmen.

Please follow and like us: